Shëndetësi

Frutat që eliminojnë acidin urik

Niveli i lartë i acidit urik në gjak është një formë e artritit. Ky problem shëndetësor përkeqësohet nga regjimi ushqimor dhe lidhet me mbi konsumin e mishit, prodhimeve te detit dhe alkoolin.

Kjo sëmundje kronike mund të parandalohet, por edhe të mbahet nën kontroll nëse tregoni kujdes me dietën ushqimore. Përfshirja e frutave të mëposhtme do t’ju ndihmojë me këtë problem.

Agrumet

Niveli i lartë i vitaminës C tek mandarinat, limonët dhe portokajtë mund të ndihmojnë në eliminimin e acidit urik nga trupi.

Banania

Nëse deri tani nuk keni pasur dijeni për “Dietën e bananeve” ka ardhur koha ta mësoni çfarë regjimi është nëse vuani nga artriti. Ngrënia e 8 bananeve në ditë për 4 ditë rresh trajton këtë problem, redukton inflamacionin dhe eliminon acidin urik nga organizmi.

Luleshtrydhet kanë fuqinë të neutralizojnë kimikatet në organizmin duke mbajtur nën kontroll dhe këtë acid që krijon kristalet, përgjegjëse për dhimbjet e trupit. Acidi malik i gjendur tek molla qetëson dhimbjet e kyçeve dhe eliminonin acidin urik.

Qershitë kanë veti antiinflamatore! Ngrënia e 200 gr qershive në ditë lehtëson simptomat e artritit.