Britney Separs krejt rastësisht është gjetur në cak të hakerëve rusë.
Kompania sllovake ESET prezantoi raportin sipas të cilit hakerët kishin përdorur edhe profilin e këngëtares në Instagram, në mënyrë që të komunikojnë për përdorimin e malware.
Sipas Engadget, në mesin e mijëra komenteve në Instagramin e Britney Spears, disa përmbajnë instruksione për malware, transmeton KosovaPress. ESET zbuloi se Turla, siç quhet grupi rus, për cak ka qeveritë dhe diplomatët e shteteve.
Përfaqësuesit e këngëtares në Instagram ende nuk kanë komentuar këto pohime.
Komenti i hakerëve nga shkurti i këtij viti ishte shlyer më pas, ndërsa ESET kishte bërë screenshot-in e tij.
“#2hot make loved to her, uupss #Hot #X,” kishte shkruar përdoruesi asmith2155.
Edhe pse komenti duket si spam i zakonshëm, në këtë rast bëhet fjalë për komunikimin ndërmjet kompjuterëve të kompromentuar. Linku i fshehur nga komenti është i lidhur me bit.ly, ndërsa ai është i lidhur me serverin e malware.
ESET dyshon se publikimi ishte vetëm provë.