Rajon & Botë

Bashkëpunëtorja e NSA: Do ta djeg Shtëpinë e Bardhë

Prokuroria amerikane njoftoi të premten se me rastin e arrestimit të bashkëpunëtores së Agjencisë nacionale të sigurisë (NSA), e akuzuar për dhënien e raportit sekret për përzierjen e Rusisë në zgjedhje faqes Intersept, tek ajo është gjetur porosia se dëshiron “ta djegë Shtëpinë e Bardhë”, transmeton KosovaPress.

E dyshuara Rialiti Uiner është paraqitur dje para gjykatës federale në shtetin Gjeorgjia, ku ka hedhur poshtë akuzat për dhënie të informacioneve për siguri nacionale, transmeton ABC News.