Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj u është drejtuar me një letër publike deputeteve të Kuvendit të Kosovës nga të cilët ka kërkuar kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.
Lekaj në letrën publike ka shkruar se versioni aktual i demarkacionit do t;i kushtojë Kosovës me mbi 8 mijë hektarë tokë, duke shtuar se vetëm me votimin kundër të këtij versioni, deputetët mund të dëshmojnë se janë sovrani i Kosovës.
“Duke besuar në kredibilitetin tuaj, personal dhe profesional, të plotfuqishëm që të tejkalohet situata e demarkacionit, duke kundërshtuar versionin aktual, që Kosovën e dëmton me mbi 8 mijë hektar tokë, vota jonë e bashkuar për ta ndalë këtë version, do të jetë dëshmi se sovrani i Kosovës jeni ju”, ka shkruar Lekaj në letrën e tij drejtuar deputetëve të Kuvendit. /KosovaPress/