Rajon & Botë

Nga kolera në Jemen vdesin 681 persona

Të paktën 681 persona kanë vdekur në Jemen për shkak të epidemisë së kolerës, njoftoi të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Organizata ka paralajmëruar se epidemia ende nuk ka arritur kulmin, transmeton KosovaPress.

Të dhënat e grumbulluara nga OBSH i takojnë periudhës 27 prill deri 4 qershor, dhe ato njëherësh tregojnë për rritje të rasteve të vdekjes për madje 50 për qind nga hera e fundit kur ishin mbledhur të dhënat, transmeton Reuters.