Rajon & Botë

Dëshmitarët: Sulmuesit bërtitën “kjo është për Allahun” teksa i thernin njerëzit

Dëshmitarët e sulmit të mbrëmshëm kanë rrëfyer për BBC për atë që e kanë parë gjatë sulmit terrorist në Londër, duke thënë se sulmuesit kanë bërtitur “kjo është për Allahun” para se ta thernin disa herë me thikë një grua.
Eric, dëshmitar i sulmit, ka thënë për BBC se tre persona dolën nga furgoni dhe filluan t’i sulmonin njerëzit nëpër rrugë, transmeton Express.

“Tre burra dolën nga furgoni dhe filluan t’i sulmonin njerëzit në rrugë. Teksa po ecnin poshtë shkalleve dhe po vraponin drejt njerëzve, atë bërtisnin ‘kjo është për Allahun,’” ka thënë ai.

Në sulm u vranë gjashtë persona dhe u plagosen 48 të tjerë.

Ndërsa, policia britanike vrau të tre sulmuesit./Express/