Rajon & Botë

Macron mbështet opozitën siriane

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka konfirmuar të martën mbështetjen e tij për opozitën siriane në takimin me koordinatorin kryesor të saj, një ditë pasi që u takua me presidentin rus Vladimir Putin, i cili mbështet regjimin sirian të Bashar al-Asad, transmeton Reuters.

Deri te takimi i paparalajmëruar Macron me Riad Hijab dhe delegacionin e gjerë të Komitetit të lartë negociues (HNC) me seli në Riad, në përbërje të të cilit janë edhe grupet politike dhe ato të armatosura, vjen në momentin kur Macron vazhdon të rishikojë politikën franceze ndaj luftës gjashtëvjeçare qytetare në Siri, transmeton KosovaPress.