Shëndetësi

Ja pse nuk po humbisni peshë

Tentoni dhe tentoni vazhdimisht të humbni peshë nëpërmjet ushtrimeve të ndryshme dhe dietave mirëpo prapë se prapë nuk po mund ti hiqni qafe ato kilogramë të tepërt.

Ekzistojnë disa arsye prapa kësaj dhe më poshtë po ju sjellim disa nga to.

Ushtrimet tuaja nuk janë tejet sfiduese. Ju shkoni në palestër mirëpo nuk ushtroni në masë të duhur, transmeton Indeksonline.

Një tjetër arsye janë ushtrimet e gabuara fizike. Ju shpesh bëni ushtrime të cilat nuk janë të përshtatshme për trupin tuaj apo nuk kontribuojnë në humbjen në peshë.

Jeni të stresuar. Shumë persona në vend që të humbasin peshë, ata shtojnë peshë kur kalojë periudha të stresuara të jetës së tyre.

Mungesa e gjumit dhe sëmundjet e ndryshme gjithashtu pa mundësojnë humbjen e peshës së tepërt.

Përfundimisht , juve ju duhet motivim për të humbur peshë dhe në rast se ju mungon një gjë e tillë ju nuk do të mund ti hiqni qafe ato kile të tepërta në trupin tuaj./Indeksonline/