Aktuale

Kadri Veseli u flet studentëve, thotë se ata do ta mbështesin “Fillimin e ri”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli në vazhdën e takimeve që po zhvillon me qytetarë të vendit, ai sot ka takuar edhe studentë në Bibliotekën Kombëtare.

Lideri i këtij subjekti politik thotë se Kosova e cila ka popullatën më të ne në Evropë meriton edhe vendimmarrje që iu kushtohet të rinjve.

“Kosova, me popullatën më të re evropiane, meriton vendim-marrje kushtuar të rinjve. Guximi, shpejtësia dhe dashuria ndaj atdheut janë tipare të rinisë sonë, ndërsa ne do ta sigurojmë një Fillim të Ri për fuqizimin e të rinjve në ekonominë dhe shoqërinë tonë” është shprehur ai.

Madje shprehet i sigurt se të rinjtë do ta mbështesin “Fillimin e Ri” të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës sot hasa në entuziazëm të pashoq te studentët tanë – një dëshmi e dëshirës së flaktë për një Fillim të Ri. #FillimiRi”, ka shtuar ai.