Rajon & Botë

Ish-gjenerali turk i arrestuar shfaqet me plagë pas marrjes në pyetje

Të paktën 6 000 persona janë arrestuar në të gjithë Turqinë në lidhje me grushtin e shtetit të dështuar, të paktën siç thuhet zyrtarisht.

Pas tentativës së organizatës FETO për grusht shteti në Turqi , mes të arrestuarve është edhe ish-Gjenerali i Forcave Ajrore të Turqisë, Akın Öztürk. raporton Anadolu Agency.

Ashtu siç njoftohet në mediat e huaja, ish-gjenerali Öztürk është parë të merret në pyetje në drejtorinë e policisë në Ankara.

Nga fotot e publikuara duket se Ozturk ka disa plagë.