Ish-këngëtari Labinot Tahiri, tani është bërë kandidat për deputet nga radhët e AKR-së, pjesë e koalicionit LDK-AKR-Alternativa.
I sapo aderuari në partinë e Behgjet Pacollit, Labinot Tahiri, i cili u largua përfundimisht nga muzika, e tani ia mësynë të bëhet deputet në Kuvendin e Kosovës, është radhitur i 10’ti në listën e kandidatëve për deputetë të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, shkruan Gazeta Express.
Në listën zyrtare të publikuar për kandidatë për deputetë nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Labinot Tahiri u radhit para Teuta Rugovës, Imet Rrahmanit, Sabri Hamitit, Hykmete Bajramit, Ilir Dedës, Valon Murtezaj etj…