Aleanca Kosova e Re, dega e pestë në Hajvali, ka filluar mobilizimin me anëtarësinë e saj për t’u përgatitur për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit. Në këtë bashkëbisedim me anëtarësinë e AKR-së, drejtues të kësaj partie thanë se është koha që të shkojnë në shtëpi ata që qeverisën që 18 vite dhe e futën Kosovën në një katrahurë, prej të cilës mund të dal Kosova vetëm me udhëheqjen e AKR-së.
Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri tha se e kishte të vështirë koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës, porse tani thotë se qytetarët duhet të zgjedhin mes njerëzve akademik dhe të biznesit global, apo njerëzve të luftës.
“E di që e kam pasur shumë vështirë që të vihet deri të kjo të bëhet koalicion me LDK-në, por i kam shterr të gjitha mundësitë për të bërë edhe me të tjerët, por pamundësishtë të bëhet një bllok i fuqishëm, që t’ua tregojmë rrugën atyre të cilët e shkatërruan këtë vend, tani kemi një bllok të qartë. E kemi pjesën akademike dhe pjesën e njerëzve të biznesit global në njërën anë, dhe anën tjetër kemi pjesën tjetër të luftës që janë bashkuar në anën tjetër. Unë mendoj që Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik dhe nuk ka nevojë më për luftë, pasi luftën e kemi përfunduar njëherë e përgjithmonë”, tha Bahtiri.
Madje tha se qytetarët e kanë të qartë, është nata dhe dita dhe qytetarët duhet të gjejnë vetën sot ose kurrë që ta bëjnë një Kosovë ndryshe dhe t’i dërgojnë në shtëpi ata që qeverisën që 18 vite.
“Nuk mund të qeverisin vendit njerëzit që nuk e kanë pasur një kaçak dhe tani janë bërë milionerë. Unë kam takuar 28 kryetarë shtetesh para se të vijë në krye të komunës dhe ai ka qenë imuniteti im, e jo këta që deri dje s’i ka pritur askush dhe s’dinë çka është mi prit askush dhe tash të marr imunitetin e popullit dhe të del të shëtitet. Ne jemi faqebardhë kujtdo që ia kërkojmë votën, sepse qeverisim me duar të pastra. Ky popull donë mirëqenie me të mirë, donë një shkollim me të mirë, shërim me të mirë, ky popull donë me pas lëvizje të lirë, kush e bëri këtë, dhe këta s’po e dika çfarë kërkon populli veç tani po e dëgjojnë, jo more është dashur t’i dëgjosh më herët se që 18 vite je në pushtet, e tani ky pushtet ka ardhur koha të shkojë në shtëpi dhe kush e qon në shtëpi, e qojnë njerëzit punëtor”, shtoi Bahtiri.
Kryetari i degës së pestë të AKR-së në Hajvali, Islam Pacolli theksoi se AKR është më e bashkuar se kurrë më parë.
“E veçanta është se jemi të gjithë bashkë dhe AKR-ja është e bashkuar. AKR është unike, është e fuqishme. Dua t’i falënderoj ata që janë promotor të AKR-së këtu, e ata janë forumi i rinisë. Prandaj edhe unë do t’iu përkrahu çdo hap, gjithmonë do të jemi të bashkuar si kurrë me parë, punët i kemi bërë së bashku dhe do t’i vazhdojmë. Ju e dini që dega e pestë nuk ka kryesi, sepse kryesi është çdo anëtarë, çdo militant i AKR-së ka të drejtën e sugjerimit, fjalës dhe ka të drejtën për vendimmarrje”, theksoi Pacolli.
Sekretari i përgjithshëm i AKR-së Vesel Makolli tha se puna një vjeçare e ristrukturimit të partisë do të kulmoi me fitoren e AKR-së në zgjedhjet e 11 qershorit, pasi kjo klasë politike ua ka shkatërruar ëndrrat qytetarëve të Kosovës.
“Çdo ditë na u kanë bashkangjitur bashkëmendimtarë tanë të cilët daljen nga kjo katrahurë e kanë parë nëpërmes AKR-së, gjegjësisht njeriut që ka dhënë shumë këtij vendi, humanistit me përmasa botërore, Behgjet Pacolli”, u shpreh Makolli.
Makolli shtoi se me AKR-në në qeverisje zhvillimi ekonomik do te marr përmasa të mëdha dhe se Kosova nuk e meriton këtë qeverisje, raporton KosovaPress./KP/