Koalicioni VAKAT, pas publikimit të kandidatëve për deputetë në listën zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), dhe verifikimi i faktit që në listën e koalicionit SDA-BSDAK, nga ana e Numan Baliq dhe Hilmo Kandiq, të paraqitura për vendet e garantuara ne Kuvend për komunitetin boshnjak, janë të përfshirë shumë pjesëtar të nacionalitetit shqiptar.
Vakat bën të ditur se është ankuar edhe në KQZ, tek presidenti i Kosovës, OSBE-ja dhe ambasadat me kërkesë që listat e këtilla të përjashtohen në përgjithësi apo të paktën nga ato të shkarkohen personat që i takojnë nacionalitetit shqiptar.
“Me këtë akt të Numan Baliqit me bashkëpunëtorin e vet, pasi që është përjashtuar nga shumica e popullit boshnjak të Kosovës – për të këqijat që i ka shkaktuar 17 vite me radhe, qëllimisht dhe drejtpërdrejt shkatërron sistemin e përfaqësimit të komuniteteve joshumicë në Kosovë në vendet e tyre të garantuara, ku për komunitetin boshnjak në Parlament janë tri vende. Ftojmë njerëzit e nacionalitetit shqiptar të listës SDA-BDSK të tërhiqen nga lista, që mos të lejojnë të jenë të keqpërdorur nga këta dy persona të cilët veç i kanë shkaktuar shumë dëme në marrëdhëniet shqiptaro-boshnjake e sidomos boshnjakëve në marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare”, thuhet në reagim.
Ne jemi të vetëdijshëm se shumica e madhe e shqiptarëve nuk kanë asgjë kundër neve, njëjtë sikurse ne që nuk kemi asgjë kundër tyre, sepse ne bashkërisht po e ndërtojmë shtetin tonë të Kosovës”, thuhet në reagim.
Vakat bën të ditur se nëse e nuk mirret vendim i drejtë në KQZ, që nga ajo listë e kandidatëve te SDA-BSDK të shkarkohen personat e komunitetit shqiptar, do t’i drejtohen me padi Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.