Rajon & Botë

Bangkok: Bomba shpërthen në spitalin ushtarak, 24 të plagosur

Nga një shpërthim me bombë në një spital në Tajlandë sot janë plagosur 24 persona, në tre vjetorin e pucit ushtarak që ka ndodhur në këtë vend, transmeton Reuters.

Thuhet se askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin që ka ndodhur në spitalin ku në mesin e pacientëve ka pasur shumë ushtarë pensionistë.