Aktuale

‘Ramush Haradinaj kryeministër’, tronditen mediat e Serbisë

Mediat serbe janë ‘tronditur’ me të marrë lajmin për kandidimin e Ramush Haradinajt për pozitën kryeministrit të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-NISMA.

“Krimineli dëshiron funksionin e vjetër, Ramush Haradinaj edhe zyrtarisht kandidat për kryeministër”, titullohet një shkrim në gazetën serbe Blic.rs, transmeton Gazeta KNN.

Më tej, gazeta serbe shkruan se zyrtarët serbë mund të gjinden në situatë që t’ia zgjasin dorën Ramush Haradinajt, i cili dëshiron të marrë pozitën e kryeministrit pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

“Ish komandanti i UÇK-së Ramush Haradinaj, të cilin Serbia e akuzon për krime lufte, do të jetë kandidat për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, shkruan gazeta serbe.

Analistët serbë vlerësojnë se Ramush Haradinaj, i cili në Serbi akuzohet për krimet më të rënda, është i vetëdijshëm që loja me kartën nacionaliste i sjellë më shumë vota.

Tituj të ngjashëm kanë pasur edhe shumë media të tjera serbe. /Gazeta KNN