Aktuale

Vritet një 25 vjeçar në Ratkoc të Rahovecit

Një person është vrarë me armë zjarri mëngjesin e hershëm të së mërkurës në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

Policia njofton se pas marrjes së informatës patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe në atë lokacion kanë gjetur të shtrirë në skaj të rrugës një person të moshës rreth 25 vjeçar i cili kishte lëndime të dukshme në pjesën e kokës.

Nga mjeku kujdestar i spitalit rajonal ,, Isa Grezda” në Gjakovë është konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Identiteti i viktimës për momentin është i panjohur.

“Është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe rasti po hetohet nga Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bashkëpunim me Prokurorinë Shtetit në Gjakovë. Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke punuar intensivisht në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe identifikimin e viktimës dhe personave të dyshuar të mundshëm”, thuhet në njoftimin e policisë./KosovaPress/