Rajon & Botë

Erdogan – Presidentit Trump: Turqia s’do ta pranojë kurrë aleancën e Amerikës me kurdët

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar gjaë bisedimeve në Uashington se ai nuk do të pranojë kurrë aleancën e Amerikës me forcat kurde që luftojnë në Siri.
“Nuk ka vend për organizatat terroriste në të ardhmen e rajonit tonë,” tha ai në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin Donald Trump.

Ai po i referohej milicisë siriane kurde të YPG-së, pas vendimit të Adimistratës Trump për të armatosur grupin ushtarak.

Pavarësisht nga kjo, të dy liderët u zotuan të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe, raporton “BBC”

“Ne kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer dhe punojmë për ta përmirësuar “, tha Presidenti Trump, gjatë pritjes zyrtare të Erdoganit në Shtëpinë e Bardhë.