Nga selia qendrore e LDK-së Koalicioni LDK, AKR dhe partitë tjera pjesë e këtij koalicioni kanë reaguar pas lajmi se PDK AAK dhe NISMA janë në koalicion, njofton Klan Kosova.
Zëdhënësi I LDK-së, Arban Abrashi ka thënë se është diçka që e kanë pritur.
“Është dicka që e kemi pritur, është përfolur edhe më herët për planin B të bllokut tjetër, por besoj se do të dalim fitues”, tha Abrashi.
“E kemi pritur qëe kjo të ndodhë pas marrëveshjes me AKR-në sepse frika ka qenë e madhe, këta kanë reaguar në reaksion kësaj frike që e kanë pasur”.
“Por jemi të bindur që koalicioni ynë do të dalë fitues”, tha Abrashi.
“Ka pasur lidhje me mocionin dhe këtë koalicion, po shihen numrat , po shihet votimi”.
“Por kjo ka zgjuar vëmendjen e qytetarëve, edhe programi ynë edhe koalicioni ka zgjuar frikën tek kundërshtarët”
“Kandidati ynë e shpie Kosovën në Evropë”, përfundoi Abrashi.





















