Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Indeksonline se një person rreth moshës 60 vjeçare ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta.
“Rreth orës 10:10 kemi pranuar informatën se një person ka ra prej një ndërtese. Në vendin e ngjarjes janë, Njësitet Policore ndërsa vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Personi në fjalë është i moshës rreth 60 vjeçare”, ka thënë Ahmeti.