Rajon & Botë

Trump-Macron takim më 25 maj në Bruksel

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu francez, Emmanuel Macron do të kenë një “drekë të gjatë” më 25 maj në Bruksel, njoftoi një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

“Dy krerët, që kanë shumë të përbashkëta, sipas Shtëpisë së Bardhë, do të shkëmbejnë pikëpamjet gjatë këtij takimi, në kuadër të samitit të NATO-s”, shtoi zyrtari të lartë.

Shtëpia e Bardhë theksoi se pavarësisht zërave sipas sipas të cilave Donald Trump do të kishrte preferuar një fitore të drejtueses së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, presidenti i ri 39-vjeçar dhe homologu amerikan, 70 vjeç nuk do të jenë aleatë aq të largët sa mund të mendohet.

“Të dy drejtuesit janë të rinj në skenën ndërkombëtare”, konfirmoi gjithashtu një zyrtar i lartë sipas të cilit biseda e fundit telefonike mes dy krerëve ishte pozitive.

“Trump është impresionuar shumë nga Macron”, theksoi zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

Diskutimet mes Trump dhe Macrron do të dominohen nga çështja e bashkëpunimit antiterrorist, që Shtëpia e Bardhë e gjykon të shkëlqyeshëm

Ata pritet të kenë shumë pikëpamje të përbashkëta për ekonominë.

“Macron ka shumë reforma në kokë”, nënvizoi zyrtari i administratës amerikane duke shtuar se dy krerët do të ndihmojnë në rimbëkëmbjen e ekonomisë evropiane.

Gjatë vizitës në Bruksel, presidenti amerikan do të takohet gjithashtu me mbretin Philip dhe kryeministrin belg Charles Michel.