Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi i njëjti kishte vjedhur 200 euro para të gatshme në një market.
Ankuesi kishte arritur ta identifikojë të dyshuarin, të cilin policia e ka arrestuar, si dhe parat janë konfiskuar si dëshmi. Me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje./KosovaPress/





















