Aktuale

Hoxhaj: Sulmi ndaj Arbanës, sulm ndaj demokracisë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se sulmi ndaj Arbana Xharrës, është sulm ndaj demokracisë tonë, por gjithashtu është edhe tendencë për frikësimin e PDK-së.

Hoxhaj në një konferencë për media të PDK-së, ka siguruar Arbana Xharrën se e gjithë familja e madhe e PDK-së, është pranë saj, e mbështesin dhe ajo është ndër vlerat më të mëdha që ka PDK.

Ai tha se janë mirënjohës subjekteve politike, të gjitha shtresave politike të cilat e kanë mbështet dhe kanë qenë me të në orët e fundit.

“Ne duhet ta lëmë anash politiken. Sulmi nuk ishte ndaj personalitetit të saj, ndaj një nënë, ndaj një motre por sulm ndaj demokracisë sonë. PDK është fillimi i ri për Kosovën dhe synojmë ta zhvillojmë ekonominë, të zhvillojmë bujqësinë, t’i fuqizojmë nënat dhe motrat. Sulmi nda Arbana Xharrës është tendencë për frikësimin e PDK-së. Duam t’i sigurojmë të gjithë se PDK nuk ndalet që më 11 qershor ta fillojmë një fillim të ri”, tha ai, duke paralajmëruar se në ditën në vijim presin që këtij subjekti t’i bashkohen shumë personalitete nga fusha të ndryshme./KP