Organizata jo qeveritare për mbrojtjen e kafshëve ”PARK” dhe organizatat e tjera për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve në Kosovë janë në përgatitje të një veprimi juridik kundër Komunës së Klinës dhe AVUK-ut për eliminimin e qenve endacakë.
Në një njoftim për media, PARK thekson se veprimi i komunës së Klinës është aksion i kundërligjshëm.
“Ky veprim është në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm në Kosovë si dhe me standardet e reja evropiane që kanë filluar të aplikohen edhe në të gjitha vendet e rajonit”, thuhet në njoftim.
Park ka paralajmëruar edhe organizimin e një proteste para Qeverisë së Kosovës, me datën 20 Korrik, duke u bërë thirrje simpatizantëve të të drejtave të kafshëve që t’i bashkohen kësaj proteste.
“Njëherësh PARK fton të gjithë simpatizantët e të drejtave të kafshëve që të organizohemi për një protestë para Qeverisë së Kosovës, të mërkurën me datë 20.07.2016”, thuhet në njoftim.