Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
Presidenti Thaçi, homologut të tij, Bujar Nishani, i ka ndarë mirënjohjen “Urdhri i Lirisë” nga Kosova.
Thaçi ka vlerësuar punën e Nishanit për popullin shqiptar dhe angazhimin e tij për njohjen e Kosovës, si dhe anëtarësimin në organizata të ndryshme.