Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi nuk ka caktuar datën se kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme.
Thaçi pas takimit me përfaqësues të partive politike tha se ditëve të ardhshme do të caktojë datën e zgjedhjeve.
Sipas tij data për mbajtjen e zgjedhjeve do të jetë 11 ose 18 qershori.
Ditëve të ardhshme data do të bëhet publike.
Ndryshe në takim me Thaçin kanë marrë pjesë përfaqësuesit e partive politike përveç LDK-së që udhëhiqet Isa Mustafa./KosovaPress/