Mocioni i mos besimit qe sot u votua në Kuvendin e Kosovës ka marrë jehonë edhe në mediat e huaja.
Qeveria e Kosovës ka humbur votimin e mos besimit, duke krijuar mundësinë për zgjedhje të reja – thuhet në një shkrim lëshuar nga Assossiated Press.
Qeveria e kryeministrit Isa Mustafa humbi në një votim 78-34 të mërkurën, me tre abstenime. Partitë e opozitës fajësuan kabinetin e tij për mos arritjen e programit të tij dhe miratimin e ligjeve të rëndësishme.
Qeveria ishte penguar nga pamundësia e saj për të siguruar shumicën në parlament për një marrëveshje demarkimi të kufirit me Malin e Zi, pavarësisht presionit nga qeveria e SHBA, shton më tutje AP.
Qeveria nuk ka pasur ligjbërës të mjaftueshëm për të miratuar marrëveshjen, e cila u nënshkrua në 2015, dhe Mustafa tërhoqi projektligjin vitin e kaluar.
Opozita pretendon se Kosova do të humbiste territor nga kjo marrëveshje, një akuzë e mohuar nga qeveria dhe ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë, përfundon AP./KosovaPress/