Aktuale

Salihaj: Nuk kam faj unë që dikush jeton me frikën e Gjykatës Speciale

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, është çuditur nga deklarata e deputetes Ganimete Musliu.

Sipas tij, është e çuditshme të thuhet në këtë formë, të ketë dëgjuar jashtë.

“Askush deri më sot nuk më ka kontaktuar nga Gjykata Speciale”, ka thënë ai.

“Nuk jam fajtor nëse dikush jeton në ankth nga Gjykata Speciale”.