Aktuale

LImaj: Qeveria moti është dashur të japë dorëheqje

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj tha se është duke u parë se mocioni do të ketë sukses dhe ka bërë luftje që seanca mos të kthehet në fushatë zgjedhore.

Sipas Limajt ka një  milion arsye që Kosova të shkojë në zgjedhje. Ai tha se kjo Qeveri në tri raste është dashur që të japë dorëheqje.

Limaj përmendi rastin kur Gjykata Kushtetuese ka gjetur se me themelimin e Asociiacionit është shkelur Kushtetuta në 23 nene.

Ai u tha këshilltarëve të kryeministrit Musafa se janë fajtor që e kanë këshilluar gabimisht.

“Është marrë me shku në Bruksel me shkel Kushtetutën tënde 23 vende”, tha Limaj.

Ai ka ftuar që të gjithë që ta ruajnë qetësinë sepse nuk është duke u bërë kiameti pse rrëzohet Qeveria.

Limaj ka përgëzuar të gjithë deputetët që kanë nënshkruar mocionin dhe ka ftuar që ta votojnë atë./KosovaPress/