Vëllezërit Geci tashmë hapur janë shprehur se nuk do ta përkrahin Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ish-deputeti Gani Geci është shprehur se zyrtarët e LDK’së, vetëm në kohë të zgjedhjeve i vizitojnë shtëpitë e mëdha për të marrë sa më shumë vota.
Geci në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se premtimet e politikanëve po zgjasin vetëm gjatë fushatave ekeltorale.
“LDK edhe partitë tjera sa here qe po vjen koha zgjedhje vinë te ne shtëpiat e mësha dhe po thojnë banu bashkë shokë e miq edhe me na i dhanë votat. Kur po kryhen zgjedhjet po thonë shkoni merrni ka ni poste e dilni ndër hije te Plepave merreni fletë të Plepave qitni ne grushtë e kërcitni”, ka shkruar Geci.
Ish deputeti këtë postim e ka bërë pas vizitës që Ragip Nika i ka bërë kullës së tyre.
Ndërkohë që Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë e ka humbur përkrahjen e vëllezërve Geci të Skenderajt. Ish deputeti Gani Geci në një postim në Facebook, ka shkruar se vëllezërit Geci tashë së fundmi i kanë mësuar dëshirat e disa anëtarëve të Kryesisë së LDK-së.