Kuriozitete

A kishte Obama aferë homoseksuale me profesorin e tij?

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama është kthyer në qendër të debatit, por tashmë për shkak të një libri biografik.

Në librin e autorit David Garrow, citohet një ish-e dashur e presidentit, që pretendon se Obama festonte me kokainë. Gjithashtu, në libër thuhet se Obama ka mundësi që ka qenë në një afere homoseksuale me profesorin e tij.

Libri është shkruar nga fituesi i çmimit Pulitzer, David Garrow dhe do dalë në shitje në fund të muajit.

Genevieve Cook u takua me Obamën në vitin 1983 gjatë një feste për Vitin e Ri. Ai ishte 22 vjeç dhe sapo ishte diplomuar nga Columbia University dhe punonte si analist financiar.

Ajo ishte 25 vjeç, vajza e një diplomati, e rritur duke udhëtuar nëpër botë.

Kaq shumë i bëri përshtypje seksi i asaj nate, sa ajo shkroi një poemë ku tregon për intimitetin mes asaj dhe Obames, thuhet mes të tjerash në poemë.

“ Ai nuk ishte shumë imagjinues, por ishte shumë i rehatshëm. Nuk ishte tip i turpshëm”, tha ajo. Genevieve thotë se të dy tymosnin marijuanë, kurse ai ndonjëherë merrte edhe kokainë me miqtë e tij.

Obama vetë e ka pranuar se ka tymosur hashash kur ishte adoleshent. Në libër detajohet edhe marrëdhënia e ngushtë që kishte Obama me profesorin e tij homoseksual, Lawrence Goldyn.

“Obama i shkroi të parës të dashur intime që kishte, se e kishte shqyrtuar mundësinë që të bëhej gej, por më pas vendosi që marrëdhëniet mes të njëjtit seks janë më pak sfiduese”.

Ai dhe profesori i tij kishin një marrëdhënie të ngushtë përtej klasës. “Goldyn ka pasur një ndikim të fortë tek Obama”, shkruan autori.

Në libër tregohet edhe historia e lidhjes së ish-presidentit me Sheila Jagër, të cilës ai i propozoi dy herë përpara se të takohej me Michelle.

Jager, tani 53 vjeç, thotë se ndjehej keq, pasi ata të dy dilnin me njëri-tjetrin edhe gjatë vitit të parë që Obama ishte në lidhje me Michelle.

Obama nuk iu është përgjigjur këtyre pretendimeve.