Aktuale

Zaev nuk do të marrë pjesë në takimin tek Ivanov

Pothuajse është e qartë se lideri i LSDM-së Zoran Zaev nuk do të marrë pjesë në takimin e ftuar për sot nga presidenti i Maqedonisë, George Ivanov.

Në kumtesën e shkurtër të kësaj partie akuzohen presidenti Ivanov dhe kryesuesi i Parlamentit Trajko Veljanoski për skenarin e djeshëm që ndodhi në Kuvendin e Maqedonisë, kur erdhi deri te dhuna pasi një grup i qytetarëve hyri brenda në Kuvend dhe sulmoi deputetët, në shenjë proteste ndaj zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.

Zoran Zaev me këtë rast mori plagë në kokë dhe është dashur që nën përcjelljen e policisë të lëshojë ndërtesën e Kuvendit.