Aktuale

95 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroritë Themelore në gjithë vendin janë ngritur gjithsej 95 aktakuza, kundër 122 personave të pandehur.

Gjithashtu me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtë persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 4 personave për vepra të ndryshme penale.