Kosova po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga COVID-19, ku vetëm dje u konfirmuan edhe 637 raste të reja të të infektuarve, e ku numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 7 mijë e 798.
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 938 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID.
Që nga moment kur në Kuvendin e Kosovës është votuar ligji për parandalimin e këtij virusi, zyrtarët policorë vazhdimisht kanë përcjellur nga afër respektimin e këtij ligji.
Kësisoj thuajse çdo dit numri i shqiptuar i gjobave për mos-respektim të ligjit anti-COVID ka qenë mjaftë i lartë, duke mos përfshirë këtu vikendin kur Prishtina ishte në karantinë.