Një grua 90-vjeçare nga Gjakova është zonja më e moshuar në Kosovë e cila u prek dhe pastaj u shërua nga Covid 19. Kjo grua tashmë është liruar nga trajtimi i mjekëve të Infektivës së QKUK’së dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Detjaje për këtë rast si dhe për situatën në Gjakovë dha gjatë ditës së mërkurë, drejtori i shëndetësisë atje, Ferdinand Kolaj.
“Sipas familjarëve gjendja e saj është e mirë. Ajo po e vazhdon trajtimin e saj në shtëpi. Në gjakovë për momentin kemi 0 raste të paraqitura me Covid-19. Mirëpo, duhet të jemi të kujdesshëm sepse situata në cdo moment mund të dal jashtë kontrollit. Të gjithë të infektuarit tashmë janë shëruar nga koronavirusi në komunën tonë”, tha ai./Express/