Rajon & Botë

9 të vdekur gjatë luftimeve në Ukrainë

Të paktën nëntë persona janë vranë sot gjatë luftimeve në lindje të Ukrainës, në ditën e gjashtë të rifillimit të betejës për kontrollin e qytetit Avdiivka.

Gjatë kësaj jave janë intensifikuar luftimet mes ushtrisë së Ukrainës dhe seperatistëve pro rus, për mbikëqyrjen e disa territoreve të Ukrainës. Rusia, e cila në vitin 2014 ka aneksuar Krimenë, në pjesët tjera nuk është deklaruar publikisht si e involvuar në luftimet në Ukrainë, por ajo ka mbështetur çdoherë më armatim dhe njerëz rebelët pro rus.

Uashingtoni i ka dënuar veprimet agresive të Moskës, gjatë zhvillimeve të fundit në Ukrainë./KosovaPress/