Aktuale

Më 9 shkurt shqyrtohet lënda ekstraduese e Serbisë për Haradinajn

Ka përfunduar seanca gjyqësore kundër ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Gjatë kësaj seance e cila është mbajtur në Colmar të Francës, është prezantuar dosja e Prokurorisë së Beogradit për Krime Lufte.

Avokati mbrojtës i Ramush Haradinajt, Arianit Koci, përmes Facebookut ka njoftuar se klienti i tij ka pranuar lëndën të cilën e ka quajtur të sajuar dhe të motivuar politikisht nga ana e Serbisë,.

Koci ka bërë të ditur se seanca për shqyrtimin e lëndës ekstraduese mbahet me datën 9 Shkurt 2017./KosovaPress/