9 raste të reja me covid-19 janë konfirmuar në komunën e Ferizajt. Numri i të prekurve në këtë komunë ka shkuar në 90 persona.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.
“Edhe 9 raste të reja me CoronaVirus në Ferizaj, kurse 3 të tjerë të raportuar në Komunën e Ferizajt janë nga fshati Vojnovc i Shtimes. Numri i të infektuarve me COVID-19 në Ferizaj nga njoftimi i fundit i IKSHPK-së rritet në 90 raste. Kjo ngaqë nga mostrat e marra, sot rezultuan edhe 9 ferizajas të prekur nga virusi COVID-19. Sqarojmë opinionin publik se në njoftimin e IKShPK thuhet se janë 12 raste të reja në Ferizaj, por nga analiza e të dhënave dhe adresave të të infektuarve rezulton se vetëm 9 prej tyre janë banorë të Komunës së Ferizajt, kurse 3 të tjerë janë nga fshati Vojnovc – Komuna e Shtimes. 🙏🏻Urojmë shërim të shpejt për të infektuarit dhe apelojmë të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi”, thuhet në njoftimin e komunës.
Ndërkohë në total 561 raste janë shënuar në Kosovë, 102 janë shëruar derisa 12 kanë humbur jetën.