“Çdo njeri e ka shansin e njëjtë në këtë botë që të bëhet i pasur”, thotë Steve Siebold, një milioner që gjithçka ka arritur vet pa trashëguar pasuri.
Por, sigurisht se është një rrugë e caktuar dhe rregulla të përgjithshme që duhet t’i ndiqni për të arritur tek milionat.
Gazeta elektronike britanike The Independent ka radhitur nëntë gjërat kryesore që nuk duhet t’i bëni, nëse dëshironi të bëheni të pasur, ose të paktën të mos mbetni të varfër.
Më shumë harxhoni kohë dhe mund duke tentuar të ruani para, sesa t’i fitoni ato
Nuk investoni, frikësoheni të investoni
Blini gjëra të cilat janë jashtë mundësive dhe xhepit tuaj
Ndiqni ëndrrat dhe dëshirat e dikujt tjetër, jo tuajat
Krijoni një “komfort zonë” dhe rrallë dilni nga ajo
Nuk krijoni objektiva për parat tuaja
Shpenzoni fillimisht dhe kur mbeteni me shumë pak para, pastaj mendoni se si duhet t’i kurseni
Jeni të kënaqur thjesht me një burim të të ardhurash
Besoni se të bëheni i/e pasur është jashtë kapaciteteve tuaja
Nëse arrini që të zhvisheni nga këto mendime dhe veset të cilat janë shënuar këtu t’i lini prapa, atëherë sigurisht se do të menaxhoni shumë më mirë me të ardhurat tuaja dhe kush e di, ndoshta edhe bëheni milionerë ndonjë ditë.