Aktuale

Sulmohen fizikisht policët në Viti

Policia njofton se zyrtarë të saj janë sulmuar fizikisht nga disa persona, përderisa ishin në kryerje të detyrës.

“Njësiti policor ka ndaluar automjetin Ford që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe tre bashkudhëtarë po ashtu të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë.

Gjatë verifikimit zyrtarët policorë kanë konstatuar se njëri nga të dyshuarit kërkohet me urdhëresë të Gjykatës Themelore për vuajtje të dënimit prej 6 muajve. Dy të dyshuarit (vëllezër) kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Si pasojë e sulmit të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.