Gjatë ditë së djeshme një 83 vjeçar nga Mitrovica e Jugut vdiq në Infektivë.
I moshuari i cili ishte i dyshuar për koronavirus në mbrëmje rezultoi negativ.
Lajmin e ka konfirmuar Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha.
“Bëhet fjalë për të njëjtin person, është pranuar si i dyshimtë mirëpo ka rezultuar negativ”, tha Ajazaj-Berisha.
Drejtoresha mes tjerash tregoi edhe për gjendjen e pacientëve të shtrirë në Klinikën Infektive.