Rajon & Botë

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka njoftuar se liderët e Bashkimit Evorpian do të zhvillojnë një samit më 29 prill, ku do të përcaktohet pozicioni në negociatat e procesit të largimit të Britanisë nga BE-ja.

Tusk ka bërë disa deklaratë para takimit të liderëve BE-Japoni i cili mbahet në Bruksel.

Pasi Britania njoftoi se më 29 mars do të vendosë në veprim nenin 50 i cili do të mundësojë nisjen zyrtare të procesit për largimin nga BE-ja (Brexit), Tusk tha se “Më 29 prill do të thërras në takim Këshillin e BE-së për të përcaktuar parimet themelore të negociatave për Brexit-in.”