Rajon & Botë

80 njerëz rreshtohen për të shpëtuar djemtë që po mbyteshin në oqean

Një grup me njerëz në një plazh në Florida kanë formuar një rresht të gjatë për të shpëtuar jetën e dy djemve që po mbyteshin.

Rreth 80 njerëz formuan një zinxhir që dy djemtë të shpëtonin pasi kishin mbetur në rrymën e krijuar nga turbulenca e oqeanit.

Roberta Ursey është nëna e tyre që i vuri re fëmijët 8 dhe 11 vjeç që ishin shumë larg dhe i dëgjoi duke bërtitur për ndihmë.

Në oqean u hodhën menjëherë babai dhe nipërit e saj, por nuk ia dolën derisa u formua rreshti 90 metra.Stephen dhe Noah shpëtuan dhe nuk kishin probleme me jetën, nipi i saj theu krahun ndërsa i shoqi është në spital duke marrë trajtim mjekësor.