Shëndetësi

80% e personave të moshës mesatare në Angli janë të rrezikuar nga sëmundjet

Katër të pestat personave të moshës mesatare janë në rrezik të sëmundjeve, për shkak të jetës dinamike dhe punës në karrige, gjë e cila po ua bënë gjithnjë e më të vështirë të qenit të shëndetshëm, thonë ekspertët.

83% e njerëzve të moshës  40- 60-vjeçare ose kanë pirë shumë, ose janë në mbipeshë, sipas Shëndetit Publik në Angli, (PHE), shkruan Indepedent.

Zyrtarët thanë se 9 në 10 meshkuj (87 për qind) dhe 8 në 10 gra (79 për qind) nuk  bëjnë ushtrime të mjaftueshme fizike,  duke tejkaluar limitet e rekomanduara për alkoolin ose janë  në mbipeshë.

Shifrat e dala nga Anketa e Shëndetësisë në Angli tregojnë se 77 për qind e meshkujve dhe 63 për qind e grave në moshën e mesme janë  në mbipeshë  dhe norma e shtimit të peshës është rritur  për 16 % në dy dekadat e fundit.

Profesori  Kevin Fenton, drejtor i Shëndetit dhe Mirëqenies në Angli, ka thënë:

“Njerëzit janë të zënë me punë, me familje,  dhe gjëra të përditshme, dhe nganjëherë shëndeti i tyre është prioriteti i tyre më i vogël, transmeton KosovaPres.