Aktuale

8 raste të reja me koronavirus në Obiliq, kryetari i komunës jep detaje

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar 29 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 8 prej të cilëve janë nga Komuna e Obiliqit.

Kryetari Xhafer Gashi, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se rastet e reja janë raste kontakti me familjarët e tyre, të cilët janë në vetizolim.

“Sot, në laboratorin e IKSHPK-së, është testuar lista e personave të kontaktit nga të infektuarit në fshatin Milloshevë dhe nga rezultatet e dalura kemi 8 raste të reja pozitiv me Covid-19, raste kontakti me familjarët e tyre, të cilët janë në vetizolim”, ka shkruar ndër të tjera kryetari i komunës.

Kujtojmë se në këtë komunë që nga fillimi i pandemisë deri tani janë konfirmuar gjithsej 18 raste pozitive me COVID-19, vetëm një nga ta është shëruar, ndërsa aktiv mbesin edhe 17 raste.

the authorGazetaKNN