Para një orë në adresën e tij në Facebook kryetari i Bashkisë Tiranë lajmëroi të gjitha zonjat që nuk do të paguanin bileta autobusi me rastin e 8 Marsit.
Por sot, një zonjë i ka kujtuar faturinos së urbanit të Porcelanit, vendimin që ka dhënë kryetari i bashkisë, por ky i fundit, në mungesë informacioni dhe duke mos i interesuar aspak ka kërkuar lekët.
Për më tepër ndiqni videon e publikuar nga JOQ.
Statusi ne Facebook i Veliajt:
Gëzuar 8 Marsin. Transporti publik sot falas për zonjat e Tiranës, një gjest modest mirënjohjeje për ato që mbajnë këtë qytet në këmbë