Tre billborde në shenjë proteste janë vendosur tek obelisku i New Born në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve të cilat po shënohen me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsit.
Sipas aktivistes Lola Syla, simbolikë e këtyre billboardeve është ngritja e zërit për të parandaluar vrasjet e grave, njofton Klan Kosova.
Në billborde figurojnë emrat e Diana Kastratit e Zejnepe Bytyqit, raste të tilla që përkojnë me simbolikën e aktiviteteve nga ”Have It”.