Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 79 pacientë me koronavirus, ku 8 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
79 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Sipas njoftimit të këtij spitalit, 62 prej tyre janë të konfirmuar me koronavirus kurse 17 janë në pritje të rezultateve, shkruan lajmi.net.
Siç njofton ky spital, nga 79 pacientë të shtrirë me koronavirus, 21 janë me oksigjenoterapi dhe 8 janë në gjendje më të rëndë.
Po ashtu janë edhe 12 pjesëtarë të personelit mjekësor të cilët janë të infektuar me koronavirus.
Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 79 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 62 të konfirmuar, dhe 17 në pritje të rezultateve. Nga pacientët e shtrirë 21 janë në Oksigjeno terapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.
Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 6 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar me Covid-19.
Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 570 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 49 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Kanë qenë 15 lindje, 12 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 15 foshnje, 10 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.
Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 9 operacione.
Në ditët e vikendit 431 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,181 analiza