Aktuale

78 aksidente dhe 1488 tiketa trafiku për 24 orë

78 aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Policia e Kosovës, përmes statistikave të përgjithshme ka njoftuar se prej tyre 32 aksidente kanë qenë me të lënduar, ndërsa 46 me dëme materiale, përcjell FaktePlus.

Për mos respektim të rregullave në trafik janë shqiptuar 1488 tiketa trafiku.

Kurse, për vepra të ndryshme janë arrestuar 21 persona të dyshuar, prej të cilëve një është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa 15 në mbajtje./FaktePlus