Për më shumë se një ditë, një vajzë 7-vjeçare është përpjekur t’i zgjojë nga gjumi prindërit e saj.
Ajo u vesh në apartamentin e saj jashtë Pittsburghut, SHBA, të hënën në mëngjes dhe shkoi në shkollë, duke u brengosur në vete.
Por në rrugën e saj për në shtëpi me autobus, ajo i tregoi shoferit se nuk ishte në gjendje që t’i zgjonte prindërit e saj gjatë gjithë ditës, shkruan The Independent, transmeton Gazeta Express.
Brenda në shtëpi, autoritetet gjetën trupat e Christopher Dilly, 26 vjeç, dhe Jessica Lally, 25 vjeçe, të vdekur nga mbidoza me drogë, thuhet sipas policisë lokale atje.
Në shtëpi ishin edhe tre fëmijët e tjerë – 5 vjeç, 3 vjeç dhe nëntë muajsh. Fëmijët ishin të palënduar por u dërguan në spital për t’u kontrolluar.