Një vajzë 7-vjeçare në Nepal është shpallur Perëndeshë prej se ishte foshnje, për shkak se ka “qerpikë si të lopës” dhe zëri i saj është “i pastër si i rosës”.
Perëndesha apo Kumari vazhdon traditën e vjetër shekullore të fëmijës perëndi, duke jetuar në mesin e të vdekshmëve në Nepal, aty ku ajo adhurohet nga budistët dhe indianët.
Në festivalin indian të shiut në korrik, mijëra njerëz erdhën për të nderuar fëmijën, duke përfshirë edhe Kryeministrin e Nepalit, transmeton Gazeta Express.
Pavarësisht statusit të saj fisnik, 7-vjeçarja që thuhet se u jep fat të gjithë atyre që e shohin atë, jeton ende me prindërit e saj.

